Një 67-vjeçar është proceduar penalisht pasi dogji me zjarr një sipërfaqe toke në kodrën e fshatit Zejmen. Sipas hetimeve ka rezultuar se 67-vjeçari kishte ndezur zjarr në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave, e më pas zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me barishte dhe peme në kodrën e fshatit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.