Masat e Bashkimit Europian ndaj Kosovës, të vendosura një vit më parë kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe partive opozitare në Kosovë, janë rreth 300 milionë euro të bllokuara nga BE. Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian sipas deputetit të AAK-së, Pal Lekaj kanë dëmtuar Kosovën në aspektin ekonomik.