Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se janë paralajmëruar edhe sanksione të tjera nga Bashkimi Evropian, por siç u shpreh ai, aktualisht Kosova i ka të siguruara afro 150 milionë euro kredi dhe grante, që duhet të miratohen me 2/3 në Kuvendin e Kosovës. Kurti shtoi se këto masa janë të përkohshme e të padrejta.