Tirana arriti të sigurojë qëndrimin në kategorinë Superiore me bardheblutë që arritën t’i imponohen Pogradecit duke e mundur me rezultatin 1-0 falë një autogoli të Hysenallarit. Pas përfundimit të ndeshjes që ishte shumë i tensionuar folën protagonistët dhe ndërsa te Tirana u shfaq lehtësimi për qëndrimin në Superiore, te Pogradeci trajneri Ardian Mema nuk e fshehu zhgënjimin për shansin e humbur për të qenë në elitën e futbollit shqiptar