Prej 60 minutash Tirana është e blinduar nga forcat e Policisë, sipas një plani masash të detajuar, për shkak të ndeshjes që do të zhvillohet në orën 20.45 në stadiumin Air Albania. Policia e Tiranës ka bllokuar rrugët më kryesore afër dhe pranë stadiumit që prej një ore dhe do vijojnë të qëndrojnë të tilla deri në momentin e nisjes së takimit të fundit ndëkombëtar të Nations League.