Shembet nga IKMT, objekti njëkatësh i ndërtuar pa leje. Ndërtoi pa leje, një objekt njëkatësh, në tokë publike, në vijën bregdetare të Radhimës, procedohet penalisht 51-vjeçarja. Administratorët e subjektit bar-restorant janë proceduar penalisht më parë, për vijimin e punimeve të paligjshme.