Fillon puna për ndërtimin e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Rektoren e Kolegjit, Federica Mogherini dhe ministren e arsimit, Ogerta Manastirliu ishin në kantierin e punimeve për të inspektuar këtë fazë të ndërtimit të kampusit.