Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi ndalimin e dy efektivëve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve për rastin e ndërtimit të godinës pesëkatëshe pa leje në Himarë. AMP thotë se nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se në këtë ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë, konkretisht janë katër punonjës të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve po procedohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në kuadër të këtij hetimi është ndaluar Emiljano Prenga, me detyrë shef i krimeve në Volum në Divjakë, por që ka mbajtur të njëjtën detyrë në kohën që dyshohet se ka nisur ndërtimi pa leje në Qeparo.