Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e opozitës për shfuqizimin e vendimit të këshillit të ministrave për ndërtimet pa leje. 28 deputetë të Partisë Demokratike pretendonin se ky vendim cënonte të drejtën e pronës, megjithatë Gjykata nuk gjeti papajtueshmëri me kushtetutën e republikës së Shqipërisë.