Një tjetër rast I ndërtimit të paligjshëm në plazh është goditur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Pas kontrolleve të ushtruara në terren dhe në zonat bregtetare, uniformat blu sqarojnë se konstatuan se në një objekt të përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre edhe në ujë, në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, ku po kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme.