Aktivitetet në fushën e ndërtimit, ato në shitjen e ndërtimeve dhe pronave të tjera të paluajtshme dhe aktivitetet e argëtimit udhëhoqën rritjen ekonomike në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, prodhimi i brendshëm bruto u rrit nga janari në mars me 2.7 për qind, ku 1.86 për qind e rritjes është siguruar vetëm nga këto tre aktivitete. Rritja më e madhe brenda grupit të aktiviteteve argëtuese, nga të dhënat e INSTAT e ka sektori i bixhozit dhe lojërave të fatit, të licencuara nëpër hotelet e resortet me pesë yje në vend.