I dënuari Fotaq Zaharia, i cilësuar edhe si ‘i forti i Vlorës’ ka ndërruar jetë në ambientetet e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Lajmi është konfirmuar nga Drejtoria e Burgjeve. 64-vjeçari ka humbur jetën në orën 01:10 të mëngjesit të sotëm (26 Gusht), në Reanimacionin e QSUT. “I forti i Vlorës”, Fotaq Zaharia ishte dënuar me 24 vite heqje lirie nga Apeli i Krimeve të Rënda për akuzat e “grabitjes”, “pengmarrjes” dhe “tentativës së vrasjes”.