Një i dënuar ndërroi jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier. Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku nga Burreli. Ai vuante dënimin për vrasje, krim i kryer në vitin 1997. Mësohet se Artur Dokut i kishin mbetur për të vuajtur edhe 9 vite e 5 muaj burg. Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari kishte probleme me zemrën dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ai fillimisht shfaqi probleme shëndetësore, por ndonëse u transportua drejt spitalit nuk mundi që të mbijetojë.