Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Fierit. Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç, në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e fëmijës. Burime bëjnë me dije se fëmija ka shkuar në spitalin e Fierit pa shenja jete. Ndërkaq, mësohet se në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë.