Një 32-vjeçar I cili ishte shoqëruar në komisariatin e Vlorës për vjedhje humbi jetën këtë të hënë. Enea Shparthi, sipas policisë, u konstatua në gjendje të rëndë rreth orës 09:50 në ambientet e dhomave të shoqërimit. Ai u dërgua drejt spitalit por mjekët konfirmuan humbjen e jetës. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari Enea Shparthi, sipas uniformave blu, ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.