Gruaja që ndërroi jetë është identifikuar si Bajame Memetali dhe dyshohet se ka ndëruar jetë një ditë më parë. “U shqetësuam se nuk e kishim parë dhe hymë në shtëpi disa fqinjë. E pamë që kishte ndëruar jetë. Ajo jetonte vetëm, djalin e kishte në burg, bashkëshorti kishte ndëruar jetë dhe nuk kishte njeri tjetër këtu. Një motër e kishte në Tiranë por ajo vinte rallë ta shihte. Kishte probleme shëndetësore pasi disa kohë më parë ishte rrëzuar nga kati 4 dhe nuk dilte dot nga shtëpia. Jetonte në kushte të vështira”, tha fqinja e të ndjerës.