Fjalimi i Presidentit Trump në parlamentin e Izraelit, u ndërpre shkurtimisht nga disa ligjvënës të cilët u përjashtuan nga seanca plenare pasi lëshuan slogane pro palestineze në mesin e fjalës së tij. Mediat izraelite i identifikuan protestuesit si pjesëtarin arab të parlamentit izraelit Aymen Odeh dhe Ofer Cassif, një politikan i ekstremit të majtë.