Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Serbinë për glorifikimin e ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiç, I cili pritet të përcillet në banesën e fundit me nderime të plota shtetërore. Kurti tha se historia e ish-Jugosllavisë dëshmon se narrativat e prodhuara dhe të legjitimuara nga struktura politike e akademike mund të krijojnë një klimë ku diskriminimi normalizohet dhe dhuna pranohet si mjet politik.