Në kujtesën e socialistëve, Servet Pëllumbi la pas një trashëgimi të pasur. Ai do të mbahet mend si njeriu që i doli për zot të majtëve, pas burgosjes së Fatos Nanos dhe si figura që arriti të formësonte ideologjikisht, të udhëhoqte e provomonte figura të rëndësishme politike të vendit. “Më ka promovuar dhe inspiruar në jetë me gjithë dashamirësinë e tij. Profesor Serveti lë një trashëgimi të pasur, e para nga pikëpamja njerëzore që ishte një lider politik me integritet të plotë, e dyta për thellësinë e mendimit për të majtën progresiste.”