Top News – ‘Ndërhyrja me forcë, cënon të drejtat’/ Kreu i FRD, letër Veliajt dhe ambasadorëve
19/03/2021 12:27

Fryma e Re Demokratike, i është drejtuar me një letër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, dhe ambasadave të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë, lidhur me përplasjen e ndodhur pak ditë më parë në zyrat e kësaj partie. Kryetari Sali Shehu thotë se i janë drejtuar Gjykatës Administrative, e cila do të mbajë një seancë në datën 23 mars. Në letrën, e cila mban firmën e kryetarit Sali Shehu thuhet se “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi”. Më tej në letër sqarohet se: “Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkonjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22. Për këtë arsye i jemi drejtuar Gjykatës Administrative, e cila në datën 23.03. 2021 do të mbajë një seancë gjyqësorë për shqyrtimin e kërkesës tonë për sigurim padie”. Të ndodhur në këto kushte, FRD thotë se ndërhyja me forcë cënon të drejtën kushtetuese dhe ligjore të subjektit politike.

Top Channel/ Nisin emërimet e reja nëpër bashki, kush është i pari që mori detyrën
25/08 23:11
Top Channel/ Lule dhe lot… familjarë, miq e kolegë përcjellin në banesën e fundit Artur Zhejin
25/08 23:08
Top Channel/ Vatër e rrezikshme zjarri në Nartë, 4 helikopterë në luftë me flakët
25/08 23:04
Top Channel/ “Nuk dimë si ta ngushëllojmë familjen”, Gonxhe për humbjen e Zhejit: Ikje e parakohshme
25/08 22:01
Top Channel/Homazhet për Zhejin, Blushi: Shoqëria shqiptare humbi një intelektual të jashtëzakonshëm
25/08 21:45
Top Channel/Kontributi i Zhejit në çështjen e Kosovës, Milo: E kishte prioritet në profesionin e tij
25/08 21:39
Top Channel/“Zheji themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri”, Preçi: Kishte stil autentik
25/08 21:36
Top News- Turistët rrezikojnë mbytjen në Palasë/ U bllokuan nga dallgët në zonën e Shën Andreut
25/08 21:32
Top Channel/ Zjarri në Vlorë dyshohet i qëllimshëm! Kryebashkiaku paralajmëron…
25/08 21:30
Top Channel/ Flloko nderon Zhejin: I kam dhënë mësim, leksionet i përgatisja veçanërisht për të!
25/08 21:29
Top News- “Më tha se fëmija nuk ishte i imi…”, shqiptari që ekzekutoi gruan ndryshon dëshminë
25/08 21:00
Top Channel/ Demalia tregon takimin e fundit me Zhejin: Kishte shqetësim në gjoks, i thosha lere…
25/08 20:25
Top Channel/ Berisha homazhe për Artur Zhejin: Personalitet i mirënjohur i gazetarisë
25/08 20:24
Top Channel/ Bulku e prekur për humbjen e Zhejit: Luftoi tërë jetën për të thënë fjalën e lirë
25/08 20:23
Top News- Prishen vilat pa leje në Kepin e Rodonit, Rama mesazh për “symbyllurit” në inspektoriate
25/08 20:10
Top News- Digjet pylli me pisha në Vlorë/ Zjarri pranë lagunës së Nartës, ndërhyrje nga ajri
25/08 20:02
Top Channel/ Hyn në fuqi urdhri i ri: Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic!
25/08 19:33
Top News- Zjarr i madh në Vlorë, digjet pylli me pisha pranë hidrovorit
25/08 17:22
Top Channel/ Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës
25/08 16:48
Top Channel/ Për mjekësinë, mesatarja 9.7. Publikohen rezultatet e konkursit
25/08 16:37