Top News- Ndërhyrja e SHBA në luftën Iran-Izrael/ Shtëpia e Bardhë: Trump do vendosë brenda 2 javësh
19/06/2025 22:29

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump, do të marrë një vendim brenda dy javëve të ardhshme nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen apo jo në luftën mes Izraelit dhe Iranit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp tha se Trumpi është i interesuar për një zgjidhje diplomatike me Iranin, por përparësia e tij kryesore është të garantojë që Irani të mos ketë mundësi të zhvillojë ndonjë armë bërthamore. Leavitt tha se marrëveshja do të duhej ta ndalonte pasurimin e uraniumit nga ana e Teheranit dhe t’i zhbënte aftësitë e Iranit për të prodhuar ndonjë armë bërthamore. “Presidenti është gjithmonë i interesuar për zgjidhje diplomatike... Ai është presidenti i paqes përmes forcës. Dhe, nëse ka mundësi për diplomaci, presidenti gjithmonë do ta shfrytëzojë atë. Por, gjithashtu dua të shtoj se ai nuk ka frikë ta përdorë forcën”, tha Leavitt. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk pranoi të deklaronte nëse Trump do të kërkonte autorizimin e Kongresit për ndonjë sulm ndaj Iranit. Leavitt deklaroi se Uashingtoni është I bindur se Irani ka qenë më afër se kurrë sigurimit të një arme bërthamore. Prej ditësh, Izraeli i bombardoi ndërtesat bërthamore në Iran. Lufta ajrore njëjavore mes dy vendeve armike të Lindjes së Mesme u përshkallëzua edhe të enjten dhe asnjëra palë nuk tregoi shenja frenimi.

Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00
Top News-Protestat e dhunshme të fundjavës/ Franca nxjerr trupa ushtarake për të përforcuar Policinë
20/10 22:30
Top News- Protestat në Milano/ Italia ndryshon ligjin, 5 vite burg dhe gjoba 20 mijë euro
20/10 22:20
Top News- Rumania del nga kriza/ Votëbesohet qeveria e re, merr fund bllokada
20/10 21:53
Top News – E bllokuar mes ujit, shpëtohet familja / Përmbytje të mëdha në Spanjë, katër viktima
20/10 15:05