Top News/ Ndërhyn në zgjedhjet amerikane me AI / Rusia është e para, ndiqet nga Kina dhe Irani
24/09/2024 11:58

Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara se çdo fuqi tjetër e huaj, në kuadër të përpjekjes së saj më të gjerë për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump në garën me rivalen demokrate Kamala Harris, tha të hënën një zyrtar i inteligjencës amerikane. Zyrtari nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, duke folur në kushte anonimiteti, i bëri komentet në një konferencë me gazetarë mbi pohimet për përdorimin e inteligjencës artificiale nga Rusia dhe vendet e tjera për të ndikuar në zgjedhjet e 5 nëntorit. Përmbajtja e krijuar me inteligjencë artificiale nga Moska është "në përputhje me përpjekjet më të gjera të Rusisë për të forcuar pozicionin e ish-presidentit (Trump) dhe për të denigruar Nënpresidenten (Harris) dhe Partinë Demokrate, duke përfshirë përdorimin e teorive të konspiracionit", tha ai. Rusia më parë ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane. Zyrtari i agjencisë amerikane të zbulimit tha se Rusia po krijon më shumë përmbajtje me inteligjencë artificiale për të ndikuar në zgjedhjet amerikane se çdo vend tjetër, por nuk dha një shifër për vëllimin e përmbajtjeve me inteligjencë artificiale që Moska ka prodhuar deri më tani. "Rusia është shumë më e sofistikuar në fushën e operacioneve të ndikimit në proceset politike të një vendi tjetër në përgjithësi", tha zyrtari, duke shtuar se Moska e kupton më mirë se rivalët e tjerë të Shteteve të Bashkuara procesin e zgjedhjeve amerikane dhe shteteve në shënjestër të operacioneve të saj të ndikimit. Kina ka përdorur inteligjencën artificiale në përpjekjet për të ndikuar në mënyrën se si perceptohet në mbarë botën, por jo për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari. Grupet iraniane kanë përdorur po ashtu inteligjencën artificiale për të krijuar postime në platformat e mediave sociale dhe për "të shkruar artikuj lajmesh të rreme për faqet e internetit që u ngjajnë portaleve reale të lajmeve". Publikimet e krijuara nga grupet iraniane janë në gjuhën angleze dhe atë spanjolle dhe në shënjestër të tyre janë votuesit amerikanë "në të gjithë spektrin politik për çështje polarizuese" si Izraeli, konflikti në Rripin e Gazës dhe kandidatët presidencialë, tha zyrtari.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20