Dy ditë pasi banorët e Shkozetit i bënë thirrje autoriteteve për të eliminuar vatrat e mbetura të zjarrit, ekskavatori ka ndërhyrë këtë të hënë. Në magazinën e cila la Durrësin pa drita pasditen e 30 korrikut, vatrat e zjarrit vijonin të çlironin tym toksik, duke u kthyer shqetësim serioz për banorët.