Top News – Ndërgjegjësim për shoferët. Hita: Vetëm policia nuk e fiton betejën me aksidentet
19/06/2026 12:30

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë në aktivitetin e përbashkët të organizuar me Shoqatën Evropiane për Kërkimin dhe Analizën e Aksidenteve rrugore. Në fjalën e tij, Hita përçoi mesazh ndërgjegjësimi ndaj drejtuesve të mjeteve. Sinkron hita - Çdo humbje jete në statistikat tona të aksidenteve nuk është thjesht një numër, është një jetë e ndërprerë në mes, është një familje e lënduar. Drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe këmbësorët duhet të ndërgjegjësohen dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, pasi rruga nuk është një pistë garash, por një hapësirë bashkëjetese ku përgjegjshmëria e secilit prej nesh përcakton nëse do të kthehemi shëndoshë e mirë në shtëpi, te njerëzit tanë, ose jo. Për të përmbushur një ndër prioritetet madhore të Policisë së Shtetit, siç është rritja e parametrave të sigurisë rrugore, dua të ndalem te një iniciativë e rëndësishme që kemi ndërmarrë në mënyrën se si e kontrollojmë qarkullimin. Koha e ndalimeve pa shkak apo e "gjuetisë" së gjobave ka mbaruar. Sot, Policia e Shtetit ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent. Strategjia jonë e re bazohet në parimin, fajtorin e përcakton teknologjia, jo intuita. Sipas Hitës, as Policia e Shtetit dhe as teknologjia inteligjente nuk mund ta fitojnë këtë betejë pa kontributin e të gjithëve. Siguria rrugore është një kontratë sociale ku secili ka një pjesë të detyrës, tha ai.

Top News- Dita e shtatë, policia ‘merr’ Tiranën, protesta shpërndahet me forcë dy herë brenda ditës
19/10 21:22
Top Channel/ “Mos të shkojmë te vrasja”, përshkallëzon protesta, tubuesit: Dorëheqje
19/10 21:20
Top Channel/ “Mos më prek”, tensione në protestë, protestuesit dhe policia ballë për ballë
19/10 21:19
Top Channel/ Tensione në protestë, policia afrohet pranë tubuesve për shoqërime
19/10 21:17
Top Channel/ “Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”,momenti kur efektivi kërcënon gazetaren e Top Channel
19/10 21:16
Top Channel/ Tensione në protestë, disa të rinj hedhin gurë drejt efektivëve të policisë
19/10 21:12
Top News- Listë e zezë për agresorët/ Nis hartimi i paketës, nuk do lejohet hyrja në BE
19/10 21:04
Top Channel/ “Mos i luani çunat”, protestuesja përplaset me policinë: Kush je ti, more?
19/10 20:48
Top Channel/ Tensione në protestë, policia ndjek tubuesit deri në oborrin e kishës
19/10 20:47
Top Channel/ Makina policie në mes të sheshit Skënderbej, blutë nisin shoqërimet
19/10 20:44
Top News – Protestuesit zhvendosen, policia i ndjek hap pas hapi, hedh ujë dhe gaz lotsjellës
19/10 20:38
Top Channel/ Nisin tensionet në Tiranë, flakë e gaz lotsjellës në rrugët e kryeqytetit
19/10 20:27
Top Channel/Përshkallëzimi në ditën e shtatë, policia shton forcat, disa të shoqëruar
19/10 20:20
Top Channel/ Makinat e policisë futen në sheshin Skënderbej, qytetari: Nuk mbahet pushteti
19/10 20:15
Top Channel/ Pedagogët apel Ramës për zgjidhje! Mbi 730 firmëtarë dënojnë dhunën ndaj studentëve
19/10 19:53
Top Channel/ Dy vëllezër vriten për një mur në Bathore, plagoset rëndë nga fqinj edhe vëllai i tretë
19/10 19:49
Top Channel/ Gjithçka e shkatërruar! Çfarë mbeti nga Gjykata e Apelit pas sulmit, disa të arrestuar
19/10 19:47
Top Channel/ “Pse na sulmoni?”, protestuesit thirrje bluve: Ne po rrimë, s’po bëjmë gjë
19/10 19:44
Top Channel/ Tensione në protestë, tubuesit hedhin gurë dhe dërrasa në rrugë
19/10 19:35
Top Channel/ Tensione në bulevard, policia hedh ujë për shpërndarjen e tubuesve
19/10 19:34