Top News – Ndaloni masakrën në Gaza! BE e OKB, thirrje për ndërprerjen e ofensivës izraelite
17/09/2025 11:43

Pas fillimit të ofensivës izraelite në Qytetin e Gazës Bashkimi Evropian dhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bënë thirrje për ndërprerjen e saj. Ofensiva tokësore e Izraelit në Qytetin e Gazës mund të zgjasë për shumë muaj, sipas përfaqësuesve të ushtrisë izraelite. Sipas një zëdhënësi ushtria mendon që fillimisht do të duhen disa muaj para se ajo të vërë nën kontroll zonat kyçe. Po ashtu do të duhen disa muaj të tjerë për të eliminuar infrastrukturën e organizatave terroriste në qytet, që ndodhen në veri të Rripit të Gazës. "Ekziston një rrjet i gjerë tunelesh nën rrugë, që lidhin qendrat e komandës, raketat dhe depot e armëve", tha zëdhënësi i ushtrisë. "të gjitha këto janë fshehur qëllimisht nën infrastrukturën civile". Izraeli vlerëson se në Gaza ka midis 2.000 dhe 3.000 luftëtarëve të Hamasit. Por momentalisht këto informacione nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Pas nisjes së ofensivës në qytetin e Gazës, BE bëri thirrje për t'i dhënë fund "ciklit të dhunës, të shkatërrimit dhe vuajtjeve". "Ndërhyrja ushtarake do të çojë në më shumë shkatërrime, më shumë vdekje dhe më shumë zhvendosje", tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së në Bruksel. Gjithashtu, kjo do të "përkeqësojë situatën humanitare tashmë katastrofike dhe do të rrezikojë jetën e pengjeve", shtoi ai. Po ashtu zëdhënësi njoftoi se Komisioni Evropian synon të vendosë sanksione kundër Izraelit. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen njoftoi para disa ditësh se do t'u paraqiste propozime shteteve anëtare për sanksione kundër ministrave ekstremistë dhe kolonëve të dhunshëm në Izrael. Po ashtu Komisioni u ka rekomanduar shteteve anëtare të pezullojnë marrëveshjet tregtare me Izraelin. Edhe Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i bëri thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës. "E vetmja përgjigje është: ndaloni masakrën", tha ai në Gjenevë. Ai shtoi se ka prova në rritje për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Përshkallëzimi i mëtejshëm është "plotësisht dhe absolutisht i papranueshëm".

Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23
Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00