Dy persona janë arrestuar nga policia e Lezhës, për kultivim të bimëve narkotike të llojit cannabis sativa. Një nga të arrestuarit është Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca. Bashkë më dy të arrestuarit është ndaluar dhe një shtetas tjetër, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Këto persona kishin përshtatur një ambient stan, në pyjet e fshatit Kashnjet, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike