Prilli nisi me mot të keq në Shqipëri, teksa Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se është pezulluar përkohësisht lundrimi i anijeve të vogla në det. Forca e dallgëve shkon deri në 6-7 ballë, duke bërë të pamundur lundrimin e anijeve të vogla dhe atyre të peshkimit, të cilat nuk do të dalin në det deri mbrëmjen e të shtunës. Ndërkohë, sa u përket trageteve të linjave, si ato nga porti i Durrësit, ashtu edhe nga ai i Vlorës, vijon operimi normnalisht, pavarësisht shqetësimeve të shkaktuara nga moti.