tre shtetas të huaj, dy meshkuj dhe një grua me origjinë nga Lindja e Mesme, janë ndaluar nga policia e Shkodrës. Ata janë dërguar drejt Tiranës për verifikim, tha gazetari Ardi Hoti në një lidhje me emisionin Breaking me Xhoi Malësia. Mësohet se zyra e antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe zyra antiterroriste e Shërbimit Informativ Kombëtar kanë kërkuar drejtorive të policive në qarqe shoqërimin e disa personave në gjithë Shqipërinë, të cilët do të merren në pyetje për aktivitetin e tyre në vendin tonë. Burime nga policia bëjnë të ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se personat në fjalë tentojnë të përhapin ideologji të caktuara tek fëmijët.