Prej kësaj të hëne, Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e udhëzimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda për ndalimin e qarkullimit të monopatinave elekrike përkohësisht. Aksioni është zhvilluar në kryeqytet me sekuestrimin e tyre, ndërsa qytetarët përdorues të tyre kanë shfaqur pakënaqësi dhe rezistencë. Aksioni nuk është mirëpritur nga një pjesë e mirë e qytetarëve, që monopatinat elektrike i kanë shfrytëzuar si zgjidhje ndaj trafikut të kryeqytetit.