Top News – Ndalo shitjen e armëve për Tajvanin! Xi Jinping ultimatum Trumpit në Shtëpinë e Bardhë
22/09/2026 15:11

Presidenti kinez Xi Jinping pritet t'i bëjë presion presidentit amerikan Donald Trump që të ndalojë shitjen e armëve për Tajvanin, bazuar në një deklaratë të përbashkët të vitit 1982, gjatë vizitës së tij në Uashington këtë javë; një kërkesë që ai mund ta parashtrojë gjatë vizitës në Arkivin Kombëtar të SHBA-së, sipas burimeve të njohura me çështjen. Kina e konsideron çështjen e Tajvanit, të cilin Pekini e sheh si territor të vetin, si çështjen e saj më të ndjeshme dhe më të rëndësishme diplomatike, dhe ka kërkuar vazhdimisht ndalimin e shitjes së armëve. SHBA-ja është e detyruar me ligj t'i sigurojë Tajvanit, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, mjetet për t'u mbrojtur, pavarësisht mungesës së marrëdhënieve zyrtare diplomatike. Qeveria e Tajvanit i hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet. Tre burime të njohura me diskutimet midis SHBA-së dhe Kinës, përpara vizitës së Xi Jinping në Uashington këtë javë për një samit me Trumpin, i thanë agjencisë Reuters se Kina ka gjasa të parashtrojë interpretimin e saj lidhur me një nga tre "deklaratat e përbashkëta" midis dy vendeve, të nënshkruara në vitin 1982. Në atë dokument, SHBA deklaron se synon të reduktojë gradualisht shitjen e armëve për Tajvanin dhe se nuk kërkon shitje afatgjata të armëve për Taipein. Megjithatë, në një memorandum shoqërues, presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan deklaroi se gatishmëria e SHBA-së për të reduktuar shitjen e armëve ishte "e kushtëzuar absolutisht nga angazhimi i vazhdueshëm i Kinës për zgjidhjen paqësore" të mosmarrëveshjeve me Tajvanin.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11