Pesë kilogramë e 244.2 gramë heroinë dhe kokainë u kapën nga policia këtë të dielë gjatë një aksioni të zhvilluar kryeqytet. Aksioni I koduar drejtimi u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative ndërsa në pranga përfunduan Mirand Herri, 51 vjeç, dhe 41-vjeçari Luftim Hoxha, 41 vjeç, të dy banues në Maminas, të Durrësit. Ata u kapën në në rrugën “Kastriotët” duke lëvizur me një makinë tip benz.