Kryeministri I Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak ka bërë një plan për të ndaluar ccdo emigrant të paligjshëm që vjen me gomone. Mirëpo plani I tij duket se nuk I ka kapacitetet e duhura në këto momente për t’u zbatuar. Ky paralajmërim vjen nga kryeinspektori i burgjeve. Charlie Taylor tha se qeveria do të duhet të rrisë në mënyrë dramatike kapacitetet e saj të akomodimit që plani të funksionojë duke qenë se shumica e qendrave janë tashmë të mbipopulluara.