Top News – Ndalimi i Baki Goxhajt në Izrael. Avokati i Popullit, kontakte me homologun në Tel Aviv
21/05/2026 17:23

Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka kontaktuar me homologun izraelit, Matanyahu Englman për të kërkuar garanci të plota për të drejtat, integritetin fizik dhe trajtimin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, të ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj nismës humanitare të flotiljes Sumud. ‘Kam besim që Kontrollori i Shtetit i Izraelit do të angazhohet me përgjegjshmëri për të garantuar një trajtim dinjitoz të Goxhajt, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.’-është shprehur Shabani. Përtej rrugëve që po ndiqen nga shteti shqiptar, Institucioni i Avokatit të Popullit ka deklaruar se do të jenë të palëkundur në mbrojtje të aktivistit Goxhaj derisa siguria, të drejtat dhe kthimi i tij në Shqipëri të garantohen plotësisht. Avokati i Popullit, Endrit Shabani po e ndjek çështjen edhe në cilësinë e Presidentit të Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut. Pamjet e aktivistëve të flotiljes humanitare “Sumud”, mes tyre edhe të Baki Goxhajt duke u keqtrajtuar nga autoritetet izraelite u publikuan nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir. Flotilja Sumud ishte në një mision për të dërguar ndihma humanitare në Gaza duke sfiduar bllokadën detare të Izraelit e vendosur që prej vitit 2007.

Top News-‘Koha është gjykatësi më i drejtë’/Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani jep dorëheqjen
31/08 20:26
Top News – 5 vatra zjarri aktive në vend/ Dibra në situatën më të rënduar, ndërhyrje me helikopter
31/08 20:25
Top News – Igli Tare 3 orë në SPAK/ Ish-drejtori sportiv i Milanit jep shpjegime për vilën
31/08 20:25
Top News – Sezoni i ri politik. Rama mbledh grupin e ministrat të enjten
31/08 20:25
Top ChanneI/ I prenë për të dytën herë fidanët e ullirit, fermeri: Eshtë një veprim i ulët
31/08 20:13
Top Channel/ Alarm sigurie në Drinin e Zi, çfarë kërkohet pas vdekjes së 7-vjeçares
31/08 19:52
Top Channel/ PS e PD bëhen bashkë në Klos, kundër reformës që e shkrin me bashkinë e Matit
31/08 19:46
Top Channel/ E bujshme! Sali Berisha merr vizën amerikane, do të udhëtojë drejt Teksasit
31/08 19:42
Top Channel/ Anuela Ristani largohet nga bashkia pas 11 vitesh. PD: Të mblidhet urgjent këshilli
31/08 19:40
Top Channel/ Veliaj kërkon të ushtrojë mandatin, avokati: T’i krijohen kushtet për firmë nga burgu
31/08 19:38
Top News- Izraeli do mbrojë hapësirën ajrore greke/ Firmoset ujdia ‘Mburoja e Akilit’ mes Athinës
31/08 18:12
Top Channel/ Aksident në mbikalimin e Spitalit Memorial ne Fier, tre persona dërgohen në spital
31/08 17:35
Top News – Putin ka frikë: Do të më varin! Dështim në Ukrainë…!? Do të përshkallëzojë luftën
31/08 16:57
Top News- Kamerat inteligjente në shkolla/ Rama: Do vazhdojmë t’i shtojmë, më shumë siguri
31/08 16:46
Top News – Breshëri dronësh reaktivë mbi Kiev/ Paralizohet Ukraina, gjëmojnë sirenat, ndalet metroja
31/08 16:45
Top News- Presidenti i shtatë i Kosovës/ Profil I Bekim Sejdiut, kandidati i LVV dhe LDK
31/08 16:41
Top News – Inteligjenca Artificiale do trondisë botën / Banka e Anglisë: Rënie ekonomike globale
31/08 16:30
Top News – Rekord i ri për Giorgia Melonin / Stabilitet në Itali, por mund të jetë i përkohshëm
31/08 16:10
Top News – Burg për dhunuesit e kamarierit. Në qeli edhe xhaxhai i të riut që shkoi t’i vriste
31/08 15:35
Top News- “Të hiqet TVSH-ja për ushqimet”/ Berisha: Të subvencionohen shpenzimet për shkollën
31/08 15:21