Kievi dhe disa rajone ukrainase po përballen me mungesa të mëdha të energjisë, ndërsa ekipet po përpiqen të riparojnë infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ajrore ruse. Reduktime të energjisë do të ketë në shumicën e rajoneve, prej tetë deri në 16 orë, bëri të ditur kompania ukrainase e energjisë Ukrenergo, duke theksuar se situata do të mbetet e njëjtë për disa ditë. “Reduktimet janë pasojë e sulmeve masive ruse me dronë dhe raketa mbi infrastrukturën e energjisë”, tha kompania. “Është e vështirë të kujtojmë se kur ka pasur kaq shumë sulme direkte mbi sektorin e energjisë, që prej nisjes së pushtimit”, tha një zëdhënëse e kompanisë.