Servet Pëllumbi, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, është ndarë nga jetë në moshën 89-vjeçare. I njohur mes socialistëve dhe me emrin Profesori, ai do të mbahet mend në skenën politike shqiptare për rolin që ka luajtur në politikën shqiptare në periudhën e fillimeve të tranziocninit. Në vitin 2002, Servet Pëllumbi u zgjodh në krye të Kuvendit për herë të tretë. Ai lindi në Korçë më 14 dhjetor 1936 dhe pas viteve 90 u pozicionua në radhët e Partisë Socialiste, ku dhe mbajti pozicionin e nënkryetarit deri në vitin 1996.