Top News- Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS/ Andis Harasani humb betejën me sëmundjen e rëndë
09/03/2025 23:00

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Suela Kapllani Harasani, e cila ka njoftuar se ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ia doli dot të fitonte betejën me kancerin. “Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të njeriut tonë të zemrës, babait, bashkëshortit, djalit, vëllait, mikut Andis Harasani. Andisi ynë luftoi për jetën me forcën, besimin dhe vendosmërinë që e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurrë së dhuruari dashuri, mbështetje e forcë. Fatkeqësisht, e humbëm betejën kundër kancerit”, shkruan bashkëshortja e tij. Suela Kapllani Harasani shpreh mungesën që ndjejnë teksa thotë se jo ajo, Thea dhe Henry janë përjetësisht mirënjohës për rrugëtimin e bërë bashkë. Andis Harasani ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën shqiptare. Ai u zgjodh dy herë deputet në radhët e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe 2009. Nga shtatori i vitit 2002 deri në korrik të vitit 2009, ai drejtoi Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Edhe pas largimit nga politika në vitin 2012 dhe shpërnguljes në SHBA, Harasani ka luajtur një rol aktiv në jetën publike.

Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05