Top News/ Navalni varroset të premten në Moskë/S’u gjet asnjë varrmihës, shtëpitë funerale refuzonin
28/02/2024 22:00

Aleksei Navalni do të varroset në një varrezë të Moskës, të premten. Ceremonia do të mbahet në barrezën Borisovskoje, pas një lamtumire që do ti jepet më parë atij në distriktin Maryino. Të martën, zëdhënësja e liderit të opozitës tha se ekipi i tij nuk po mundej të gjente një shtëpi funerali, me shumë prej tyre që refuzonin të organizonin ceremoninë kur mësonin se për kë bëhej fjalë. Aleksei Navalni, vdiq papritur në një burg në arktik, më herët këtë muaj. Për vite të tëra, ai ishte kritiku më i zëshëm i Vladimir PUtinit. E veja e Navalnit, Julia Navalnaja, por edhe disa liderë botërorë, kanë fajësuar direkt presidentin rus për vdekjen e tij. Ekipi i Navalnit donte që ceremonia e varrimit të mbahej më 29 shkurt, por u bë e qartë shpejt se nuk kishte as edhe një person të vetëm që do të mund të hapte një varr atë ditë – tha Ivan Zhdanov, drejtor i fondacionit anti korrupsion të navalnit. Ai aludoi se shkak për këtë refuzim ishte fjalimi vjetor i presidentit rus Vladimir putin para asamblesë federale, të njëjtën ditë. Kremlini e kupton se askush nuk do të dëgjonte putinin dhe fjalimin e tij në ditën e lamtumirës për Aleksei Navalnin – tha Zhdanov. Ai po ashtu inkurajoi njerëzit të mblidheshin herët në mëngjes nëse duan të kenë shansin ti thonë lamtumirë Navalnit.

Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04