Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, që vdiq në një burg në arktik, të premten, shfrytëzoi mediat sociale dhe pakënaqësitë me Kremlinin për t'u bërë një figurë e njohur. Për vite të tëra, ai ishte kritiku më i zëshëm i Vladimir Putinit dhe politikave të tij, dhe u kthye në Rusi pasi e mori veten nga një helmim thuajse fatal që mbështetësit e tij thonë se ishte orkestruar nga Kremlini.