Top News/ NATO vs Rusisë, në numra…A është Aleanca forca ushtarake më e frikshme në botë?
06/03/2024 13:34

Ushtria ruse prej vitesh konsiderohej si e dyta më e fuqishme në botë, pas asaj amerikane. Sidoqoftë, pushtimi katastrofal i ukrainës, në 2022, coi në një rivlerësim të këtij perceptimi, me shumëkënd që pyet nëse ushtria e madhe e moskës është aq të jashtëzakonshme sa c’mendohej. Për momentin duket sikur koha po punon në favor të putinit, në ukrainë, e ndërkohë ka shqetësime mes ushtrive perëndimore, se ai mund të ketë ambicje edhe përtej saj. Nëse kjo është e vërtetë druhet se nato mund të jetë e pafuqishme për të ndaluar një valë të parë sulmesh kundër anëtarëve të vegjël të saj që janë të parët në rrugën e rusisë. Frika për një sulm rus, është shprehur tashmë zëshëm nga zyrtarët e natos. Nëse krahasojmë përmasat dhe forcën e ushtrive të vendeve individuale të NATOs, me ato që Putin ka në dispozicion, shqetësimi është i kuptueshëm. E marrë si e tërë, NATO është forca ushtarake më e frikshme në botë. 31 vendet e aleancës kanë një buxhet të kombinuar ushtarak prej mbi 1.1 trilion dollarësh, mbi tre milionë personel aktiv, 2.7 milionë personel rezervë dhe më shumë se 700,000 trupa në forcat paraushtarake. Për më tepër, në rast të një lufte gjithëpërfshirëse, anëtarët e aleancës mund të thërrasin kolektivisht më shumë se 206 milionë njerëz për shërbim ushtarak. Vendet e NATO-s kanë gjithashtu mbi 14,000 tanke në arsenalet e tyre dhe dhjetëra mijëra automjete të tjera luftarake, 21,000 avionë ushtarakë dhe pothuajse 2,000 anije detare. Tri vende të armatosura bërthamore janë gjithashtu anëtare: SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Për sa i përket Rusisë, para pushtimit të Ukrainës, vendi raportohej të kishte më shumë se një milion personel aktiv dhe shumë milion në rezervë. Në kohën e luftës në Ukrainë, vlerësimet sugjerojnë se Moska ka humbur qindra mijëra trupa. SHBA vlerëson se 120,000 trupa ruse janë vrarë, ndërsa 170,000-180,000 të tjerë janë lënduar. Vlerësimi i Ukrainës për humbjet ruse është edhe më i lartë. Besohet se Rusia ka humbur më shumë se 14,000 pajisje ushtarake në fushën e betejës, duke përfshirë më shumë se 2,700 tanke. Por Rusia ka sidoqoftë arsenalin më të madh në botë të armëve bërthamore dhe ka kaluar në një ekonomi lufte, që do të thotë se po derdh burime të mëdha për të zëvendësuar humbjet e mëdha. Megjithatë, në letër, NATO ia kalon ushtrisë ruse në çdo departament, ndërkohë që ka armatim më të avancuar se Moska në dispozicion. Sidoqoftë, lufta nuk luftohet në letër dhe pjesa më e madhe e forcës së frikshme të NATO-s vjen nga SHBA. E nëse në nëntor, donald trump do të kthehet në shtëpinë e bardhë, e ardhmja nuk është e sigurt.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30