Top News – NATO, trupat në gatishmëri! / Putin kërcënon me luftë, tensionet në qiell
23/12/2021 12:23

Ukraina është në qendër të tensioneve mes lindjes dhe perëndimit, e nuk horizont nuk shihet asnjë sinjal optimist. Ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin po ashpërson tonet e tij, ndaj lëvizjes së trupave ruse në kufirin me Ukrainën ka reaguar edhe NATO. Sipas një raportimi të gazetës gjermane "Ëelt”, gatishmëria operacionale e forcave për reagime të shpejta është rritur. Sipas saj, task forcat e njohura si e ashtuquajtura "Maja e shtizës së NATO-s" duhet të jenë gati brenda pesë ditësh për të shkuar në ndonjë zonë krize. Deri më tani, forca e quajtur "Very High Readiness Joint Task Force (VJTF)" duhej të ishte gati brenda shtatë ditësh. Sipas njoftimit të gazetës, në gatishmëri të shtuar janë vënë edhe njësi të tjera, si forcat speciale apo dhe ato për logjistikë. Në rast krize, ato janë gjithashtu të gatshme të lëvizin shumë më shpejt. Përveç përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, qëllimi është të përmirësohet mbrojtja e aleatëve lindorë të NATO-s. Vendet lindore ndihen gjithnjë e më të kërcënuara nga zhvillimet e fundit në kufirin ruso-ukrainas. Një zëdhënës i NATO-s nuk deshi të komentojë hapat e fundit. Megjithatë, aleatët e kishin "bërë të qartë" se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të kishte "kosto dhe pasoja", tha ai. Forca e NATO-s për Reagime (NRF) është një task forcë shumëkombëshe, që mund të zhvendoset shpejt dhe përbëhet nga deri në 40.000 ushtarë. Very High Readiness Joint Task Force është forca më e shpejtë e reagimit që ka aleanca e NATOs. Ajo aktualisht drejtohet nga Turqia. Sipas "Ëelt”, në këtë forcë bëjnë pjesë rreth 6400 ushtarë. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një reagim "ushtarako-teknik" ndaj sjelljes së supozuar "jomiqësore" të Perëndimit. Nëse Perëndimi nuk heq dorë nga "qëndrimi i tij qartësisht agresiv, ne do të marrim masat e nevojshme ushtarako-teknike për hakmarrje", tha ai në Moskë.

Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
DIGITALB DIGITALB