NATO po forcon kufijtë e saj lindorë me forca tokësore, detare dhe ajrore, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, ndërkohë që një pushtim rus i Ukrainës është gjithnjë e më i mundshëm. Jens Stoltenberg tha se përkeqësimi i gjendjes së sigurisë ka bërë që aleatët e natos të bëjnë gati fregata, avionë luftarakë dhe trupa për mbrojtjen e tyre kolektive.