Bullgaria ka konfirmuar se NATO po mendon të dërgojë trupa shtesë në Sofje dhe Ballkan, në përgatitje për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia. Megjithatë, Ministri bullgar i Mbrojtjes, Stefan Yanev, duket se ka prishur planet e NATO. Yanev konfirmoi se opsione të ndryshme për përgjigje janë duke u diskutuar brenda NATO-s, përfshirë dërgimin e trupave shtesë në Bullgari e Rumani. Por ai tha se nuk ka nevojë që të dërgohen trupa në vendin e tij si përgjigje ndaj grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.