Ndërkohë që mercenarët e grupit Wagner nisën tentativën e tyre për grusht shteti ndaj presidentit Vladimir Putin, NATO nisi me urgjencë komunikimet jozyrtar me Kremlinin për t'i bërë të qartë Rusisë se Perëndimi nuk kishte asnjë përfshirje në veprimet e Ëagnerit. Gazeta italiane La Repubblica zbulon shqetësimin që mbizotëronte në Perëndim me tentativën për grusht shtet të Prigozhin dhe, veçanërisht, rrezikun e mundshëm bërthamor që mund të shkaktonte një situatë e pakontrolluar në Rusi.