Top News/ NATO të dërgojë trupa në Ukrainë! ‘Godet’ Johnson: Nëse Trump ndalon mbështetjen…
13/11/2024 15:05

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe tha se vendit mund t'i duhet të dërgojë trupa në Ukrainë nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump redukton fondet ose mbështetjen ushtarake të SHBA për ukrainasit. Gjatë një interviste për mediat britanike, Boris Johnson, ish-kryeministri konservator, tha se, nëse Britania e Madhe dështon të mbështesë Ukrainën, kostot në Britani do të rriteshin dhe kjo do të ishte një kërcënim për sigurinë evropiane. Johnson shtoi se do të ishte më mirë të dërgoheshin trupa, për të kompensuar gjithcka që ofron SHBA, nëse trump shkurton ndihmën për Ukrainën. Plani i supozuar i Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshin ngrirjen e konfliktit në vijat e frontit dhe krijimin e një zone të demilitarizuar prej 1300 kilometrash, por SHBA, nuk do të dërgojë trupa për të siguruar këtë zonë të demilitarizuar dhe as nuk do të paguajë për të. Trump gjithashtu ka kritikuar më parë NATO-n dhe ka diskutuar madje edhe tërheqjen e SHBA nga aleanca, e cila koordinon "dërgimin e ndihmës nga aleatët dhe partnerët në Ukrainë". Trump nuk ka publikuar planet zyrtare për luftën Rusi-Ukrainë, por më herët ka thënë se do t'i jepte fund konfliktit "brenda 24 orëve". Presidenti i zgjedhur ka thënë gjithashtu se ai beson se SHBA-ja po i dërgon Ukrainës shumë para dhe se do të ndalojë dërgimin e ndihmave ushtarake nëse zgjidhet. Për të gjithë ata që pyesin përse duhet ta mbështesim ukrainën, unë them: përndryshe, siguria jonë kolektive do të degradohej nga një rusi në rritje që kërcënon të gjitha pjesët e evropës. Duke përshkruar këtë skenar, Xhonson shtoi: Ne duhet të paguajmë më pas për të dërguar trupat britanike që të ndihmojnë në mbrojtjen e ukrainës. Ish-kryeministri shtoi se mbështetja e Ukrainës nga Mbretëria e Bashkuar është jetike për të siguruar mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane nga Rusia. Ai tha se, nëse Ukraina bie, do të ketë një kërcënim edhe më të madh në kufijtë tanë dhe në kufijtë e kontinentit evropian.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21