Kosova e Serbia duhet të vijojnë dialogun dhe të largohen nga retorika që nxit dhunë e tensione. Ky është qëndrimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, mbajtur në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas Stoltenberg, NATO do të vijojë të përmbushë mandatin e saj për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë.