Forcat e NATO-s rrëzuan një dron të dyshimtë që fluturonte rreth kazermave ushtarake amerikane në Estoni. Ngjarja ka ndodhur në Kampin Reedo, më pak se 50 km larg nga kufiri rus. Forcat e aleancës në fakt e kanë shkatërruar dronin më 17 tetor, por ngjarja sapo ka dalë në dritë. Një zëdhënëse e Forcave Estoneze të Mbrojtjes, tha: "Aleatët zbuluan dronë që fluturonin në afërsi të bazës ushtarake të Brigadës së 2-të të Këmbësorisë në orën 16:30 minuta më 17 tetor, njëri prej tyre u rrëzua me një armë anti-dron."