Qyteti jugor gjerman i Ëiesbaden, i njohur për llixhat dhe burimet e nxehta, do të shërbejë tani si një vend ku do të koordinohen përpjekjet e NATO-s për të mbështetur ushtrinë ukrainase. Atje, NATO ka hapur një qendër të re komanduese për të planifikuar, koordinuar dhe rregulluar dhënien e ndihmës së sigurisë për Ukrainën. Qendra e komandës, e vendosur në një ish bazë të ushtrisë amerikane, do të koordinojë trajnimin dhe dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë, ndërkohë që do të drejtohet nga një gjeneral me tre yje.