Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se NATO “do të dalë me një raport përfundimtar” për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku. Konjufca tha se verifikimet e aleancës ushtarake nuk kanë përfunduar ende, ndërsa çdo vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, sipas tij, por kryejnë gjithashtu hetimet e tyre.