Aleatët evropianë dhe Kanadaja po shpenzojnë miliarda dollarë për të ndihmuar Ukrainën dhe janë zotuar të rrisin ndjeshëm buxhetet e tyre për të mbrojtur territoret e tyre. Por pavarësisht këtyre përpjekjeve, besueshmëria e NATO-s si një forcë e bashkuar nën udhëheqjen e SHBA-së ka pësuar një goditje të madhe gjatë vitit të kaluar, ndërsa besimi brenda organizatës ushtarake prej 32 vendesh u shpërbë. Përçarja ka qenë më e dukshme për shkak të kërcënimeve të përsëritura të Presidentit amerikan Donald Trump për të pushtuar Groenlandën, një territor gjysmëautonom i aleatit të NATO-s, Danimarkës. Kohët e fundit, deklaratat përçmuese të Trumpit për trupat e aleatëve të tij të NATO-s në Afganistan shkaktuan një protestë tjetër. Ndërsa tensioni mbi Grenlandën është qetësuar për momentin, grindjet e brendshme kanë dëmtuar seriozisht aftësinë e aleancës më të madhe të sigurisë në botë për të penguar kundërshtarët, thonë analistët.