Gjermania nuk do të dërgojë avionë në Ukrainë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur rezerva në lidhje me kërkesën e Kievit për ta furnizuar me avionë luftarakë perëndimorë. Refuzimi i ekonomisë më të madhe të Evropës erdhi pasi Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë ofertën e Polonisë që të transferojë avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29 në bazën amerikane në Gjermani, të cilët më pas do të transferoheshin në Ukrainë.